Site icon PORTALB

Kosovë, bastiset banesa e Endrit Shalës

Endrit Shala

Endrit Shala

Mëngjesit e sotëm EULEX’it i doli punë. I shkuan në banesë ish-shefit të kabinetit të Ministrit të Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Endrit Shala për një kontrollë. E nga aty, nuk dolën duarthatë. I morën me vete dy armë. Një me leje dhe një tjetër pa leje.

Kjo u konfirmua zyrtarisht edhe nga ana e misionit ndërkombëtar. “Sot në mëngjes Policia e Kosovës, e ndihmuar nga Policia e EULEX-it, ka kryer një operacion kërkimi në vendbanimin e ish-shefit të kabinetit të Ministrit të Postë-Telekomunikacionit”, thuhet në një kominukatë të EULEX.

“Gjatë bastisjes policia ka konfiskuar dokumente, një armë automatike pa leje, dhe një revole me leje”.

Sipas komunikatës, kjo bastisje që tashmë ka përfunduar, është pjesë e hetimeve lidhur me akuzat për korrupsion që përfshijnë: Krim i organizuar, në kundërshtim të nenit 274 të Kodit Penal të Kosovës (KPK), Lidhja e kontratës së dëmshme, në kundërshtim të nenit 237 të KPK, Përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës, në kundërshtim të nenit 340 të KPK, Shpërdorim i pozitës zyrtare, në kundërshtim të nenit 422 të KPK, dhe marrja e ryshfetit, në kundërshtim të nenit 343 të KPK.

Rasti sipas EULEX është duke u hetuar nga një prokuror special i EULEX-it nga prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK). Bastisja është konfirmuar edhe nga Arianit Koci, avokat mbrojtës i Endrit Shalës./Yll Press/

Exit mobile version