Site icon PORTALB

Nderimet e fundit për Thatcherin

Margareth Thatche

Margareth Thatche

Mbi 2.000 personalitete nga e gjithë bota i kanë dhënë lamtumirën e fundit ish-kryeministres britanike, Margareth Thatcher.

Trupi i saj është bartur nëpër rrugët e Londrës, të mbushura me qytetarë dhe pjesëtarë të forcave të armatosura.

Kryeministri David Cameron ka thënë se ky është një “nder i duhur” për një “figurë të madhe”.

Në ceremoninë që është zhvilluar në Katedralen e Shën Paulit, kanë marrë pjesë edhe Mbretëresha Elizabeth, të gjithë ish-kryeministrat e gjallë të Britanisë – Tony Blair, Gordon Brown dhe Sir John Major – anëtarë të tanishëm të kabinetit, si dhe anëtarë të qeverisë Thatcher.

Thatcher, që ndryshe njihet edhe si Zonja e Hekurt, ka shërbyer si kryeministre e Britanisë nga viti 1979 deri më 1990.

Ajo ka qenë femra e parë dhe e vetme që ka mbajtur këtë post në Mbretërinë e Bashkuar. Thatcher ka ndërruar jetë më 8 prill nga sulmi në tru.

Exit mobile version