Site icon PORTALB

RMV, 13 vdekje dhe 476 raste të reja me Covid-19

KOVID-19, korona, corona virusi, Urgjenca, paciente, te infektuar, Ndihma e Shpejte

Foto: Portalb.mk/

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga të dhënat prej Institutit të Shëndetit Publik në 24 orët e fundit janë regjistruar 476 raste të reja me Covid-19, nga 3 145 testime të kryera, ndërkohë janë shëruar 279 pacientë, njofton Portalb.mk.

Në Shkup ndërruan jetë dy persona: (76 dhe 77v), dy nga Kumanova (65 dhe 73), një nga Velesi (79), Kavadari (68), Shtipi (88), Prilepi (70) dhe Kriva Pallanka (40v). Ministria sqaroi që nga 4 nëntori deri më 14 nëntor kanë ndërruar jetë katër persona: një nga Shkupi, Manastiri, Velesi dhe Koçani.

Rastet e reja:

Pacientët e shëruar:

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 210.447, numri i të shëruarve është 194.625, numri i të vdekurve është 7.367, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.455. Ndërkaq deri sot në vend janë kryer gjithsej 1.436.695 testime të Covid-19.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version