Site icon PORTALB

Maqedonia e Veriut regjistroi 9 viktima dhe mbi 500 raste të reja me korona virus

Korona Virus, foto: Mufid Majnun, Unsplash.

Maqedonia e Veriut sot ka regjistruar 524 raste të reja me korona virus, nga 3.126 testimet e bëra. Ministria e Shëndetësisë informoi se, janë shënuar edhe 9 raste të vdekjes me korona virus dhe 565 pacientë janë shëruar, transmeton Portalb.mk.

“Në regjistrin e personave të vdekur me diagnozë Covid – 19 nga Termini im, janë paraqitur 8 persona të vdekur me datë të vdekjes nga 24.10.2021 deri më 13.11.2021. Personat e vdekur janë të moshën nga 66-94 vjeç, prej të cilëve 5 personave kanë vdekur në kushte shtëpiake, ndërsa 3 në spital”, informoi Ministria e Shëndetësisë.

Me këtë, numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me korona virus që nga fillimi i pandemisë në vend ka shkuar në 209.971, 194.346 pacientë janë shëruar, 7.354 kanë ndërruar jetë, ndërsa momentalisht ka 8.271 raste aktive.

Rastet e reja:

Pacientët e shëruar:

Rastet aktive:

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 1.433.550 testime për Covid – 19.

Exit mobile version