Site icon PORTALB

Go Green organizon kinemanë e parë solare në Shkup më 22 nëntor

Foto: Shoqata Go Green

Foto: Shoqata Go Green

Kinemaja e parë solare në Shkup do të mbahet më 22 nëntor në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut. Ky manifestim organizohet nga Shoqata Go Green, kurse është pjesë e projektit “Kinema Solare”, i cili mbështetet nga Ambasada Franceze në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Për të hyrë në kinemanë diellore do të jetë e nevojshme që vizitorët të sjellin një artikull të riciklueshëm dhe për këtë do të vendoset inovacioni më i fundit i Go Green – një stacion i lëvizshëm për seleksionimin e mbetjeve.

Kjo ngjarje shënon fillimin e Javës Evropiane të Reduktimit të Mbetjeve 20-28 Nëntor (EU Waste Reduction Week).

Në kuadër të kësaj ngjarjeje do të organizohet edhe prezantimi i eko-inovacionit. Përveç përzgjedhjes së mbetjeve, ky stacion celular ka panele solare (diellore) për prodhimin e energjisë elektrike.

Stacioni mobil ofron përzgjedhje të tetë llojeve të mbeturinave: plastikë, letër, qelq, tekstile, bateri dhe kanaçe.

Projektimi i filmit nga kinemaja e parë solare në Shkup do të fillojë në ora 12.

Exit mobile version