Skuadra uellsiane, Cardiff në edicionin e ardhshëm do të luajë në Premierligën Angleze. Ka mjaftuar barazimi pa gola (0:0), në ndeshjen ndaj Charlton që Cardiff të siguroj futjen në Premierligë edhe matematikisht.
Pas 43 xhirove, Cardiff me 84 pikë të grumbulluara, 7 më shumë se Hull City që është në vendin e dytë, siguroi pozitën e parë. Cardiff siguron ligën e parë pas 50 viteve përpjekje për të bërë një gjë të tillë.
Atmosfera në stadium ishte e jashtëzakonshme ndërsa në fushë u fut i tërë publiku për të festuar hyrjen në Premierligë.