Site icon PORTALB

U ndaluan katër rusë në Kosovë

Ilustrim

Policia e Kosovës në fshatin Jelakce, Leposaviq, ka ndaluar një veturë të dyshuar e tipit Opel Astra, me targa të huaja në të cilën ndodheshin katër persona, të cilët përmes rrugëve alternative kishin hyrë ilegalisht në Kosovë, raporton Koha.net.

Katër personat e ndaluar, dy meshkuj dhe dy femra, të gjithë shtetas rusë, janë shoqëruar në Polici dhe ndaj tyre iniciohet rast për “kalim të paautorizuar të kufirit, ose vijës kufitare”.

Lidhur me rastin janë njoftuar autoritetet kompetente dhe me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje 48 orë për procedura të mëtejme.

Exit mobile version