Site icon PORTALB

RMV, 9 vdekje dhe 172 raste të reja me Covid-19

Koronavirusi Covid19, foto: cottonbro-Pexels

Koronavirusi Covid19, foto: cottonbro-Pexels

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga të dhënat prej Institutit të Shëndetit Publik në 24 orët e fundit janë regjistruar 172 raste të reja me Covid-19, nga 1,483 testime të kryera, njofton Portalb.mk.

Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 9 persona të vdekur: katër nga Shkupi (61, 71, 72 dhe 75) një nga Manastiri (65), një nga Berova (63), një nga Struga (85), një nga Strumica (65) dhe një nga Makedonska Kamenica (76). Të gjithë personat e raportuar vdiqën në spital. Sipas Regjistrit të vdekjeve nga Moj Termin, nuk raportohet për persona të vdekur.

Rastet e reja në 24 orët e fundit:

Në 24 orët e fundit 381 pacientë të shëruar u regjistruan në:

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive:

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 209.449, numri i të shëruarve është 193.781, numri i të vdekurve është 7.337, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.331. Ndërkaq deri sot në vend janë kryer gjithsej 1.430.424 testime të Covid-19.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version