Site icon PORTALB

Kosovë, me doktoraturë të kontestuar në garë për dekan e rektor

Univerziteti i Prishtinës

Profesoresha Minavere Morina – Rashiti e kishte humbur garën për dekan në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës. Por, tani po synon një post akoma më të lartë, duke pasur pretendime që të kandidojë për rektore në Universitetin e Gjilanit.

Profesoreshës së Shkencave Shoqërore mund të mos i realizohen ambiciet, pasi ajo nuk i plotëson kriteret ligjore për të marrë diplomë për kryerjen e studimeve të Doktoraturës, e që në mungesë të kësaj ligji nuk ia lejon të marrë poste të tilla, transmeton KTV-ja.

Në një dokument që Universiteti i Tetovës, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë, i ka dërguar ambasadës së Kosovës, e që e posedon edhe KTV-ja, thuhet se “në lidhje me diplomën për mbarimin e studimeve të doktoraturës, e lartpërmendura studimet i ka regjistruar në vitin 2001, ndërsa disertacionin e doktoraturës e mbrojti me 29 janar të vitit 2009, pasi në atë kohë nuk kishte të organizuar studime të doktoraturës është organizuar një Komision për shqyrtim të dosjes së doktoraturës dhe i njëjti konstatojë se personi në fjalë nuk i plotëson kriteret për të marrë diplomë për kryerjen e studimeve të doktoraturës”, thuhet në këtë dokument.

Profesoresha, Minavere Morina – Rashiti, këtë e quan fushatë tërësisht politike, që sipas saj, vjen nga njerëz të ulët. Ajo ka pranuar që emri sajë është përmendur për rektore të Universitetit të Gjilanit, por thotë se për këtë ende nuk ka vendosur, dhe shprehët se krejt kjo fushatë kundër sajë po bëhet për të mos lejuar zgjedhjen e sajë në këtë postë.

“Un e kam certifikatën, e kam procesverbalin . Doktoraturën e kam mbrojtur në mënyrë publike. I kam kryer të gjitha obligimet e mia konform rregullave të Universitetit të Tetovës. Por që nga koha e kandidimit tim për dekanë në Fakultetin e Edukimit, njerëz të caktuar gjatë kohës së fushatës nuk kanë zgjedhur mjete për të më dëmtuar, e cila mjerisht po vazhdon ende”, ka thënë Morina-Rashiti. /Telegrafi/

Exit mobile version