Site icon PORTALB

SH B A, Një ish-marins dënohet me 20 vjet burgim për shkak të vënies së zjarrit në një xhami

Uashington

Uashington

Një ish-marins është dënuar në SHBA me 20 vjet burgim pasi që pranoi se ia ka vënë flakën një xhamie në SHBA, si hakmarrje për ushtarët e vrarë amerikanë në vendet e huaja.

Gjykata në Ohajo theksoi se Randi Lin duhet të paguajë edhe 1,4 milionë dollarë për dëmet mbi xhaminë.

Pesëdhjetë e dy vjeçari Lin kërkoi falje para gjyqit për incidentin dhe tha se ka qenë nën ndikimin e alkoolit, para se ta djegë Qendrën islamike në Toledo.

Exit mobile version