Site icon PORTALB

RMV, pesë të vdekur dhe 285 raste të reja me Covid-19

Klinika Infektive, korona virus KOVID019 COVID

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë njofton se sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik në 24 orët e fundit jan; regjistruar 285 raste të reja me Covid-19 nga 2,667 testime të kryera. Pesë persona u regjistruan si të vdekur ndërsa 328 persona u regjistruan si të shëruar, transmeton Portalb.mk.

Në 24 orët e fundit jetën e humbën pesë pacient, 2 nga Shkupi (72 dhe 91), dy nga Velesi (72 dhe 87) dhe një nga Berova (79). Të gjithë personat e raportuar kanë ndërruar jetë në spital. Sipas Regjistrit të personave të vdekur me Covid-19 nga Moj Termin, janë raportuar tre persona të vdekur me datë vdekje nga 22 tetor deri më 26 tetor, nga të cilët një person ka ndërruar jetë në shtëpi, ndërsa 2 në spital.

Rastet e reja në 24 orët e fundit:

Të Shëruarit në 24 orët e fundit:

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive:

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.428.941 testime të Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 209.277, numri i të shëruarve është 193.400, numri i të vdekurve është 7.328 dhe numri i rasteve aktive është 8.549.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version