Site icon PORTALB

RMV, 528 raste të reja me KOVID-19, 7 persona kanë ndërruar jetë

Koronavirus, KOVID 19, te infektuar

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit, janë regjistruar 327 raste të reja me KOVID-19, 7 të tjerë kanë ndërruar jetë, ndërkaq 327 të tjerë kjanë shëruar. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 208.992, të shëruarve 193.072, të vdekurve 7.320, ndërkaq për momentin ka 8.600 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 7 persona të vdekur: 4 të vdekur nga Shkupi (63, 66, 74 dhe 78v), 2 të vdekur nga Sveti Nikole (76 dhe 84v) dhe një nga Kavadari (65v). Të gjithë personat e raportuar kanë ndërruar jetë në spital”, thonë nga MSH.

Ata shtojnë se po ashtu, sipas Regjistrit të të vdekurve me diagnozë KOVID-19 nga “Termini im”, janë raportuar gjashtë persona të vdekur me datë vdekje nga data 27.10.2021 deri më 08.11.2021. Të vdekur janë, 2 nga Shkupi 2 nga Tetova dhe nga 1 nga Kërçova dhe Radovishi. Të vdekurit janë në moshë prej 59 deri në 86 vjeç.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version