Site icon PORTALB

Raporti i progresit për Maqedoninë e Veriut për reformat në administratë: përgatitje mesatare

DAP, DHP, administrate, sportel, qytetar, administrata publike shteterore

Foto: Arbnora Memeti/Portalb.mk

Maqedonia e Veriut është mesatarisht e përgatitur për të reformuar administratën e saj publike. Është arritur përparim i caktuar në finalizimin e rishikimit horizontal funksional të administratës shtetërore. Është e rëndësishme që rishikimi të miratohet nga Qeveria. Kështu shkruan raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

Administrata publike dhe reformat

Maqedonia e Veriut është mesatarisht e përgatitur për të reformuar administratën e saj publike. Është arritur përparim i caktuar në finalizimin e rishikimit horizontal funksional të administratës shtetërore. Është e rëndësishme që rishikimi të miratohet nga Qeveria.

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Maqedonia e Veriut aktualisht është duke shqyrtuar kornizën legjislative për menaxhimin e burimeve njerëzore përmes rishikimit të Ligjit për Shërbyesit Administrativ dhe Ligjit për Administratën Publike dhe po fillon aplikimin e Ligjit të ri për menaxhment të lartë. Kuadri i ri ligjor duhet të përmirësojë menaxhimin e burimeve njerëzore në administratë dhe do të kontribuojë respektim të punësimeve, promovimeve dhe pushimeve nga puna bazuar në sistemin e meritave, përfshirë edhe menaxhmentin e lartë.

U prezantua monitorimi i raporteve për zbatimin e Strategjisë së reformës të Administratës Publike dhe Programit të reformës në menaxhimin e financave publike. Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) ka vazhduar të merret me rastet e pretenduara të nepotizmit, kronizmit dhe ndikimit politik në procesin e rekrutimit të punonjësve në sektorin publik dhe në procesin e emërimit të anëtarëve të bordeve mbikëqyrëse dhe drejtuese. Gjetjet dhe rekomandimet e tij duhet të ndiqen sistematikisht nga institucionet përkatëse.

Shumica e rekomandimeve të vitit të kaluar janë zbatuar pjesërisht. Në periudhën e ardhshme, vendi duhet të bëjë me sa vijon:

Në Raport më tej theksohet se zhvillimi profesional i administratës publike mbetet josistematik. Shumica e institucioneve ofrojnë trajnime të specializuara për stafin e tyre, por nuk ka një bazë të dhënash për të gjitha trajnimet që ofrohen nga institucione të ndryshme.

Raportin e plotë të KE-së për Maqedoninë e Veriut mund ta gjeni: KËTU

Exit mobile version