Site icon PORTALB

Ashton u takua me Gruevskin, përshëndetën raportin e KE-së

Catherine Ashton dhe Nikolla Gruevski, Shkup 16 prill

Catherine Ashton dhe Nikolla Gruevski, Shkup 16 prill

Kryeministri Nikolla Gruevski dhe Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, baronesha Catherine Ashton e kanë përshëndetur raportin e pranverës së Komisionit Evropian për Maqedoninë i cili sot u prezantua nga Komisari Stefan Fule.

“Të dyja palët kishin vlerësime pozitive për konkluzat e raportit pranveror të Komisionit Evropian duke afirmuar se i njëjti është bazë për përparimin e vendit” thuhet në kumtesën e Qeverisë, pas takimit të Gruevskit me Ashton.

Në takimin në të cilin është folur për reformat të cilat zbatohen në kontekst të euro-integrimeve të Maqedonisë, është konstatuar se Dialogu i nivelit të lartë të cilin Maqedonia e udhëheq me BE-në ka një rëndësi të madhe për vendin, ka treguar rezultate dhe ka ndihmuar në implementimin e reformave për të arritur standarde evropiane. 

Kryeminstri Nikolla Gruevski i ka theksuar reformat që zbatohen në më shumë sfera dhe fokusimin e Qeverisë në modernizimin e vendit.

Ai e ka theksuar përkushtimin e vendit në ruajtjen e marrëdhëneve të mira ndër-fqinjësore dhe për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme të përbashkët për çështjen  e emrit me Greqinë, nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara. 

“Kryeministri e ka falënderuar Ashton për angazhimin e saj në përkrahjen e vendit për ti tejkaluar krizat dhe për progresin e gjithë rajonit” shkruhet në kumtesën e Qeverisë. 

Analistët për Portalb nuk janë shprehur optimist se ky takim do të rezultojë në ndonjë zgjidhje konrete për Maqedoninë/

Ashton është takuar edhe me presidentin Gjorge Ivanov me të cilin mes tjerash njashtu është biseduar për raportin e KE-së. Portalb

Exit mobile version