Site icon PORTALB

Messi luan kundër Bayernit

Messi është gati për gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve

Messi

Lionel Messi i ka kaluar me sukses testet mjekësore në lidhje me dëmtimin që pësoi në bicepsin femoral gjatë çerekfinales së parë të Ligës së Kampioneve kundër Paris Saint Germain.

Ylli argjentinas ndjente dhembje sa herë prekte topin por për fatin e mirë të katalanasve çdo gjë ka kaluar dhe Messi po vijon me stërvitjen e veçuar dhe punën me fizioterapistin.

Pas dëmtimit në Paris Messi u la pushim por i detyruar u fut në pjesën e dytë të çerekfinales së kthimit duke kthyer gjithçka në favor të Barceonës.

“Pleshti” ishte në dyshim për gjysëmfinalen kundër Bayern Munchen por sipas asaj që raporton “Sport”, ai është gati për Champions-in.

Exit mobile version