Maqedonia e Veriut u bë anëtarja e 35-të e Aleancës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit

Në takimet online të zhvilluara në fillim të këtij muaji, Maqedonia u bë pjesë e Aleancës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit (IHRA), anëtari i 35-të me radhë, transmeton Portalb.mk.

“Austria dhe Greqia si vende mentore në procesin e anëtarësimit i dhanë mbështetje të fortë dhe të qartë anëtarësimit të vendit tonë në IHRA, dhe aplikimi u vlerësua shumë pozitivisht nga vendet tjera anëtare të IHRA dhe u shprehën notat më të larta për rezultatet konkrete të arritura në këto fusha”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut.

Ministria theksoi që IHRA ka një numër të madh shtetesh anëtare të BE-së (25), SHBA, Izrael, Kanada, Argjentinë, Australi etj., si dhe disa partnerë të përhershëm ndërkombëtarë – OKB/UNESCO, Këshilli i Evropës, OSBE/ ODIHR, Komisioni Evropian dhe të tjerë.

Raportohet që delegacioni i Maqedonisë së Veriut është udhëhequr nga ambasadori Jovan Tegovski. Ndryshe, nga 2 deri më 10 nëntor në Greqi është mbajtur mbledhja plenare e IHRA-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button