Greqia ndryshoi masat për udhëtarët e mitur

Ministri grek për Qeverisjen Dixhitale, Giorgos Georgantas, gjatë mbrëmjes së djeshme deklaroi se Greqia do të paraqesë brenda këtyre ditëve një amendament për krijimin e dy protokolleve të reja për të regjistruar të vaksinuarit nga vendet jashtë BE-së, raporton EN.

Të kontaktuar nga ministria e Jashtme e Shqipërisë, autoritetet greke lajmëruan se për Shqipërinë nuk ka asnjë ndryshim sa i përket njohjes së certifikatave të vaksinimit, apo në lidhje me rregullat e hyrjes në territorin grek, me përjashtim të një ligji për të miturit.

Në lidhje me moshën e udhëtimit të të miturve, Shërbimi Aeroportual Civil i Greqisë lajmëroi sot se të miturit nga 4 deri në 17 vjeç mund të udhëtojnë në territorin grek me paraqitjen e testit COVID të bërë brenda 24 orëve.

“Në dallim me udhëzimin e mëparshëm të aeroportit për fluturimet brenda vendit drejt të gjitha destinacioneve të Greqisë, udhëtarët e mitur nga mosha 4 deri në 17 vjeç mund të udhëtojnë me avion me paraqitjen e testit brenda 24 orëve, në ndryshim nga 4 deri 11 vjeç që parashikohej më parë”, lajmëroi Shërbimi Aeroportual Civil i Greqisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button