Site icon PORTALB

Maqedonia e Veriut regjistroi 13 raste të vdekjes dhe mbi 600 raste të reja me korona virus

Koronavirus, KOVID 19, te infektuar

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Maqedonia e Veriut ka regjistruar sot 677 raste të reja me korona virus, nga 3,317 testimeve të bëra. Ministria e Shëndetësisë informoi se, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 13 raste të vdekjes, ndërsa 517 pacientë janë shëruar, transmeton Portalb.mk.

Me këtë, numri i personave të diagnostifikuar me korona virus që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 206.910, 191.649 pacientë janë shëruar, 7.255 pacientë kanë ndërruar jetë, ndërsa momentalisht ka 8.006 raste aktive.

Rastet e reja:

Rastet e reja:

Rastet aktive:

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 1,412,395 testime për korona virus.

Exit mobile version