Site icon PORTALB

RMV, një 35-vjeçar në mesin e 10 të vdekurve nga KOVID-19, 156 raste të reja

Koronavirus, KOVID 19, te infektuar

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit nga 1.309 testime janë shënuar 156 raste aktive, 10 të tjerë kanë vdekur, 326 janë shëruar. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 206.233, numri i të shëruarve 191.132, të vdekurve 7.242, ndërsa numri i rasteve aktive është 7.859, njofton Portalb.mk.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 10 të vdekur: 4 të vdekur nga Shkupi (76v, 78v, 79v dhe 82v) dhe një i vdekur nga Kavadari (61v), Shtipi (38v), Prilepi (66v), Velesi (47v), Sveti Nikole (82v) dhe Berova (35v). Të gjithë personat e raportuar kanë ndërruar jetë në spital”, kumtojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version