Site icon PORTALB

Assassin’s Creed Valhalla vjen me Tombs of the Fallen

Burimi: Ubicoft

Burimi: Ubicoft

Ubisoft ka publikuar përmbajtjet që vijnë në Assassin’s Creed Valhalla gjatë muajve të ardhshëm, shkruan PC Gamer, transmeton Portalb.mk.

Tombs of the Fallen

Krijuesit e lojës zbuluan se çfarë do të përmbajë kjo lojë. Publikimi i lojës bëhet sot kur do të lansohet Title Update 1.4.0. Me këtë rast do të ketë një lojë falas e quajtur Tombs of the Fallen. The Tombs u publikua aksidentalisht gjatë javës së kaluar në PlayStation, por është ende e paqartë se çfar përmban kjo lojë.

Nga 11 nëntori deri më 2 dhjetor do të mbahet Festivali Oskoreia. Ubisoft nuk po zbulon asgjë për këtë ngjarje. Nga marrja e të dhënave në fillim të këtij viti thonë se do të ndajnë shumë përmbajtje nga festivalet e vjetra, por gjithashtu do të përqendrohet më shumë rreth Wild Hunt – një pjesë popullore e folklorit në mitologjinë norvegjeze.

Misteri vazhdon deri në dhjetor kur do të dalë Title Update1.4.1, me aq informacion sa kemi pasur për gjithçka tjetër deri më tani. Megjithatë, fansat e Valhalla-s me siguri do të njoftohen për një rrjedhë të mirë të përmbajtjes gjatë dy muajve të ardhshëm.

Exit mobile version