Site icon PORTALB

Nuk ka asnjë viktimë nga Kovid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Foto arkiv: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 19 raste të reja me COVID-19 janë paraqitur në Kosovë në 24 orët e fundit, nga testimi i 2,174 të dyshuarve për koronavirus, raporton Koha.net.

Sipas MSH-së, në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes. Ndërkohë, numri i rasteve aktive aktualisht është 460.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157,434.

Exit mobile version