Site icon PORTALB

Në Maqedoninë e Veriut gjatë javës u regjistruan dyfish më shumë raste të reja sesa të shëruar me Kovid-19

Klinika infektive, virusi korona, COVID-19, KOVID-19, pacient, infektuar, maska, maske

Klinika Infektive, foto: Portalb.mk / Arbnora Mehmeti

Gjatë kësaj jave në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 78 vdekje dhe 3 071 raste të reja nga realizimi i 19 321 testime për praninë e Kovid-19, transmeton Portalb.mk.

Në këtë periudhë sëmundjen me virusin korona arritën ta tejkalojnë 1 721 pacientë.

Ndryshe numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 205.623, numri i të shëruarve është 190.570, numri i të vdekurve është 7.217 dhe numri i rasteve aktive është 7.836. U realizuan 1.404.750 testime.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version