Site icon PORTALB

Maqedonia e Veriut shënoi afër 2 miliardë euro deficit tregtar vetëm për nëntë muaj

Analiza ekonomike, ekonomi, para, denarë, maqedoni, varferi, page, rroge, buxhet

Denarë

Gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti, në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e eksportit për 26.3 përqind dhe importit për 30.4 përqind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Vlera e përgjithshme e mallrave të eksportuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut, e shprehur në euro, në periudhën janar-shtator të vitit 2021, është 5 126 659 000 euro dhe krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje prej 26.4 %. Vlera e mallit të importuar, në periudhën e njëjtë, është 6 972 904 000 euro, që është për 30.5 % më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak”, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Raportohet që deficiti tregtar për këtë periudhë ka qenë 1 846 245 000 euro.

“Në periudhën janar-shtator të vitit 2021, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë  me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Kinën”, raportojnë nga Enti.

Në eksport dallojmë katalizatorët, derisa në import dallojmë platinës dhe lëgurat e platinës.

Exit mobile version