Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu e mori mandatin e ri 4-vjeçar
Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu sot e mori certifikatën për mandatin e ri 4-vjeçar për të drejtuar Komunën e Çairit.
Ganiu me këtë rast theksoi se dera e Komunës së Çairit çdoherë ka qenë dhe mbetet e hapur për të gjithë pa marrë parasysh se kush troket në te.
“Ky është një mandat i fituar me besimin e plotë të banorëve të Çairit, është mandat edhe të cilin plotësisht ia dedikoj banorëve të Çairit sikurse edhe katër vitet e kaluara. Me ekipin tim, por edhe me këshilltarët e rinj komunal kuptohet do të mundohemi ta bëjmë më të mirën për Çairin tonë”, shtoi Ganiu.