Tetovë, lideri dhe deputetja e partisë opozitare nuk janë në listë të votimit

18.00- Sipas të dhënave të KSHZ, deri në ora 17 në Tetovë kanë votuar 50,79% e popullatës me të drejtë vote. Deri më tani nuk janë evidentuar incidente më të mëdha, por qindra tetovarë nuk e kanë gjetur vendin në listat zgjedhore.

***********************************************************************

13.30 Lideri i partisë më të madhe opozitare shqiptare në Maqedoni si dhe deputetja e kësaj partie nuk janë gjetur në listën e votimit në Tetovë. Ata nuk kanë mundur ta realizojnë të drejtën e tyre sepse janë fshirë nga kjo listë.

Gazetari i Portalb lajmëron se deri më tani 100 persona nuk gjenden në listën zgjedhore dhe nuk kanë të drejtë votimi edhe pse në zgjedhjet e 2011-tës kanë votuar.

Ndërkaq, asociacioni “Most” ka vërejtur parregullsi në vendvotimin 1966 në Tetovë, është vërejtur keqpërdorim në votim, gjegjësisht mos-përdorja e llambës UV në më shumë se 20 raste.

Ndryshe, ndonjë incident më i madh nuk është vërejtur deri më tani nëpër vendet e tjera të votimit. 

Të dhënat nga KKZ thonë se deri në ora 13 kanë dalë të votojnë rreth 30, 31 % e popullatës.

Kanë votuar edhe tre kandidatët për kryetar të kësaj komune. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button