Site icon PORTALB

Në Kërçovë votohet me të madhe, deri në ora 17 votuan 71,85 përqind

Në Kërçovë votohet me të madhe, deri në ora 12 votuan 23,75 përqind

Në Kërçovë votohet me të madhe, deri në ora 12 votuan 23,75 përqind

17.30 – Komisioni Zgjedhor Komunal Zgjedhor lajmëron se deri në ora 17 në Kërçovë kanë votuar 71,85 % e popullatës e cila ka të drejtë vote.

Gazetarja e Portalb lajmëron se dhjetëra banorë shqiptar të Kërçovës kanë pasur vështorësi në realizimin e votës sepse nuk janë gjendur në listën zgjedhore. Ata nuk kanë pasur dokumentat e duhura thonë nga KKZ.

 *************************************************************************

Sot në Kërçovë, në 106 vendvotime të regjistruara, votimi filloi në ora 07:00 dhe nuk është regjistruar asnjë vonesë.  Sipas të dhënave të Komisionit komunal zgjedhor në Kërçovë, zgjedhjet po zhvillohen në rendin më të mirë.

Votohet me të madhe, si maqedonasit ashtu edhe shqiptarët.  Deputetët Antonio Milloshoski, Ilija Kitanov së bashku me drejtorin e doganës Vanço Kargov dhe zv/kryeministrin e për çështje ekonomike Vlladimir Pesheski janë vëzhgues në qytet, ndërsa zv/kryeministri Zoran Stavrevski dhe Sillvana Boneva janë në Zajaz.

Në Komisionin Komunal zgjedhor nuk është regjistruar asnjë incident dhe procesi zgjedhor deri më tani konsiderohet si i suksesshëm. Informatat i bëri publike sekretari i Komisionit Komunal Zgjedhor në Kërçovë, Begzat Halimi. /Portalb

Exit mobile version