Site icon PORTALB

Jakimovski e mori funksionin e kryetarit të Komunës së Karposhit

Bogoev - Jakimovski

Bogoev - Jakimovski

Komisioni Zgjedhor Komunal (KZK) në Karposht sot ia dorëzoi vërtetimin kryetarit të ri të Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski dhe këshilltarëve të Këshillit të Komunës, njofton Portalb.mk.

Pastaj, në kabinetin e kryetarit të komunës është kryer edhe procedura formale e pranim-dorëzimit të pozitës, nga ana e kryetarit të deritanishëm të Karposhit, Stefan Bogoev.

Pas pranim dorëzimit të funksionit, Jakimovski mbajti mbledhje me administratën e komunës, gjatë së cilës të punësuarit i dëshiruan punë të suksesshme në funksion të qytetarëve.

Exit mobile version