Këto janë 31 këshilltarët e ri të Komunës së Tetovës (VIDEO)

31 këshilltarët komunal për Komunën e Tetovës të cilët u votuan në zgjedhjet e 17 tetorit, sot i morën certifikatat e tyre nga Këshilli Komunal Zgjedhor i Tetovës. Deri më tani, nuk është arritur marrëveshje, të paktën në mënyrë zyrtare se kush do të udhëheq me Këshillin Komunal të Tetovës, shkruan Portalb.mk.

Këto janë këshilltarët e Tetovës të cilët u zgjodhën në zgjedhjet e tetorit:

Bashkimi Demokratik për Integrim, 10 këshilltarë:

  1. Blerim Osmani
  2. Liridon Disha
  3. Naile Durmishi
  4. Veton Murati
  5. Emin Velija
  6. Rushadije R. Halili
  7. Besim Memeti
  8. Fitim Mustafi
  9. Shpresa Qazimi
  10. Mimoza Zulbeari

Lëvizja Besa, 8 këshilltarë:

  1. Besar Durmishi
  2. Adnan Beadin
  3. Yllzana Zeqiri
  4. Rafiz Mejdia
  5. Basri Mehmedalia
  6. Shejnur Rizvani
  7. Albion Alili
  8. Xhejlan Uzairi Abdiji

VMRO-DPMNE, 4 këshilltarë:

  1. Angel Karapetrov
  2. Ratko Davidovski
  3. Anita Boshkoska Jovanovska
  4. Stanislav Bojçevski

Aleanca për Shqiptarët, 3 këshilltarë:

  1. Muzafer Etemi
  2. Faton Selami
  3. Nurije Bajrami

Më Mirë për Tetovën, 2 këshilltarë:

  1. Hamdi Sulemani
  2. Elmedina Abulla

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, 2 këshilltarë:

  1. Ilija Dimitrieski
  2. Marija Kostovska

Partia Demokraditke Shqiptare, 2 këshilltarë:

  1. Pajtim Thaçi
  2. Visar Palloshi

Pas dhënies së certifikatave nga ana e Komisionit Komunal Zgjedhor, ky këshill komunal mund që të thërret mbledhjen e parë ku do të vazhdojnë me procedurat tjera.

“Ne si komision komunal sot edhe zyrtarisht do ti dorëzojmë certifikatat deri te arkiva e Komunës së Tetovës që ato ti procedojnë të njëjtat dhe të thirret seanca e parë e këshillit.” tha Nazmi Dauti, sekretar i Këshillit Komunal Zgjedhor të Tetovës.

Ende nuk dihet kush do të ketë shumicën në Këshill

Për ta pasur shumicën prej 16 këshilltarëve, kryetari i sapo-zgjedhur i Tetovës, Bilall Kasami duhet të bëjë koalicion me 4 subjekte tjera pjesëmarrëse në këshill. Ai tha se kanë siguruar shumicën, por nuk dha më shumë detaje.

Blerim Osmani, bartës i listës nga BDI tha se për momentin nga ana e partisë së tyre nuk ka vendim konkret për bisedime dhe për ndonjë marrëveshje konkrete.

Hamdi Sulemani, bartës i Listës “Më Mirë për Tetovën” tha se nuk ka negociata për formimin e shumicës.

Ilija Dimitrieski, bartës i listës nga LSDM tha se në politikë të gjitha opsionet janë të hapura.

Ndryshe, gjatë mandatit të Teuta Arifit, shumica në këshillin komunal të Tetovës është përberë nga koalicioni BDI, PDSH dhe LSDM. Ndërsa VMRO-DPMNE, ASH dhe Besa kanë qenë opozitë. LSDM ka pasur postin e sekretarit komunal, post të cilin Kasami nuk e ka mohuar se mund të ia ofrojë VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button