Site icon PORTALB

Hiperproduksioni, do ta fusë në depresion ekonominë botërore

Nexhat Bexheti

Nexhat Bexheti

Ekonomia botërore,një periudhë relativisht të gjatë ishte nën ndikimin e masave anti covid, si preventivë për mos-pëhapjen e pandemisë. Masat relativisht dukën se kanë qenë si të tepërta,ngase sot e japin efektin negativ, sepse u çrregullua sistemi ekonomik botëror.

Kompanitë prodhuese, gjatë pandemisë ngecën me prodhim,ashtu që gradualisht u zbrazën edhe stoqet, depotë nuk dispononin me mallra të gatshme, që ti përgjigjen kërkesës së tregut.

Me tejkalimin parcial të pandemisë,kompanitë prodhuese u turrën me intensitet, të theksuar për ti mbushur stoqet dhe depotë me mallra te gatshëm,të të gjitha llojeve. Kompanitë fillimisht angazhuan fuqi punëtore, nga vendi,dhe nga jashtë.Menjëherë nisi të ndihet mungesa e profileve të fuqisë punëtore.Me këtë akt u aktivizua spiralja e migrimeve,nga vendet më pak të zhvilluara kundrejt vendeve industriale.

Kompanitë prodhuese, i vunë gjegjësisht i aktivizuan të gjitha kapacitetet prodhuese në funksion të prodhimit,të pa matur.Dëshira e kapitalistëve për profit, u shurdhua për respektin e ligjeve teorike të ekonomisë.Synim kryesorë është produktiviteti,që më shumë njësi të prodhohen.

Kjo gjendje detyrimisht e riti kërkesën, për energji,lëndë të parë,dhe fuqi puntore. Rregulla e artë e ekonomisë thotë se prishja e ekuilibrit të kërkesë dhe ofertës,sjell me automatizëm debalanc, ose do ngriten çmimet ose do ulen,dhe si rezultat parimor vjen recesioni i ekonomisë.

Momentalisht ka nisur rritja e çmimeve enorme rreth 40%,të energjisë,fuqisë punëtore,lëndës së parë,dhe shërbimeve. Menjëherë ndihet rënia e standardit tek klasa e ulët, dhe e mesme.

Kompanitë prodhuese me këtë tempo të prodhimit, do ta ngritin prodhimin, deri në 70% të shfrytëzimit të kapaciteteve teknologjiko-prodhuese, ku produktiviteti,e tejkalon rentabilitetin sepse çmimet e mallrave të gatshëm janë të fryra më tepër se sa kostoja e realt.  Kërkesa për mallra të gatshme në treg nuk është e shprehur aq sa mendojnë kompanitë prodhuese,por vetëm syri i pangopur kapitalist do ta çrregulloje tregun. Me këto akte shkelen ligjet ekonomike,nuk përfillen sugjerimet e ekspertëve të ekonomisë,dhe si pasojë vjen deri hiperproduksioni, prodhim i pa kontrolluar, në treg ofrohen më shumë se sa kërkohen mallra të gatshme. Kështu do të nisë ulja e çmimeve,ashtu siç nisi rritja, do të kthehen si në fillim.

Këto janë momente kur,kompanitë tregtarëve u japin mallra në konsignacion ose me kredi pagese afat gjete,vetëm e vetëm që të çlirohen nga mallrat e prodhuara pa plan.

Kjo ndikon në ekonominë botërore, sepse kriza mbartet, vendet më pak të zhvilluara nuk mundin ta ndjekin, edhe as ti kundërpërgjigjen aksioneve të vendeve të zhvilluara. Vendet e zhvilluara me shitje aksione nën vlerën e kostos së mallit, çlirohen kurse vendet e pazhvilluara ngelin me stoqet e mallrave dhe zhyten në recesion, dhe nuk arrinë t’i kthejnë kreditë e marra nga institucionet financiare. Në këto vende të pa zhvilluara, ku edhe vendi ynë bën pjesë,do bien qeveritë, gjatë zgjedhjeve ose me protesta sociale.

Prandaj them se nga kriza e pandemisë,u futëm në krizën e depresionit ekonomike,deri në recesion.

Shkruan: Nexhat Bexheti

Exit mobile version