Site icon PORTALB

RMV, 14 të vdekur dhe 593 raste të reja me Covid-19

Klinika Infektive, korona virus KOVID019 COVID

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njofton se në 24 orët e fundit u regjistruan 14 vdekje, u shëruan 415 pacientë, ndërsa u regjistruan 593 raste të reja nga 3 391 testime të kryera, njofton Portalb.mk.

Në Shkup ndërruan jetë katër persona (70, 71, 84 dhe 85v), një nga Gostivari (77v), Kavadari (81v), Prilepi (83v), Ohri (81v), Koçani (72v) dhe Shtipi (78). Ministria sqaroi që sot u regjistruan edhe katër pacientë që kanë ndërruar jetë prej 22 tetorit deri më 30 tetor: një nga Sveti Nikolla, Kriva Pallanka, Prilepi dhe Shtipi.

Rastet e reja:

Pacientët e shëruar:

Ndryshe numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 203 298, numri i të shëruarve është 189 264, numri i të vdekurve është 7 159 dhe numri i rasteve aktive është 6.875. U realizuan 1 390 369 testime.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version