Arben Taravari feston fitoren në Gostivar (VIDEO)

Kryetari aktual i Gostivarit, Arben Taravari, e shpalli fitoren e tij në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, shkruan Portalb.mk.

“Shqiptarë, maqedonas, turq, romë, të gjithë njëzëri vendosët në Gostivar të mposhtni brutalisht BDI-në dhe LSDM-në me një diferencë prej mbi pesë mijë votash. Unë kam marrë rreth 18 mijë vota, kurse BDI-ja 12 mijë vota. Nëse raundin e parë e fituam me dy mijë e gjysmë vota, tani kemi fituar me mbi pesë mijë vota”, tha Taravari në selinë zgjedhore.

Ai ka shprehur shpresën se nesër do të fillojnë negociatat për qeverinë e re, sepse, siç tha, LSDM dhe BDI nuk kanë më kredibilitet në popull.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button