Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tregoi se cilat komuna i kanë fituar (VIDEO)

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në një konferencë për shtyp, i cilësoi zgjedhjet e sotme të rregullta dhe demokratike. Aii tregoi komunat në të cilat sipas tij, kanë korrur fitore, raporton Portalb.mk.

“Në rrethin e dytë BDI i ftoi komunat: Strugën, Kërçovën, Dollnenin, Çairin, Bogovinën, Tearcën dhe Haraçinën. Në proces të papërfunduara janë Komuna e Tetovës dhe Gostivarit, ekipet i presin rezultatet përfundimtare”, tha kryetari Ahmeti.

Ahmeti nga selia në Reçicë të Tetovës, në fund tha se do të shkojë në Kërçovë për të festuar.

Ndryshe, BDI në rrethin e parë fitoi 3 komuna, gjegjësisht Likovë, Saraj dhe Pllasnicë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button