VMRO-DPMNE: Qeveria në panik, populli vendosi për ndryshim (VIDEO)

Nga VMRO-DPMNE, pas përmbylljes së procesit të votimit, në një konferencë për media, deklaruan se përgjigja e fushatës së zezë të qeverisë ishte dalje e rritjes, “ditë e trishtë për qeverinë jodemokratike të Zaevit, ditë e fortë për vullnetin e popullit, i cili vendosi për ndryshime dhe për të ardhme të re”, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria e Zoran Zaevit në dritë të plotë e tregoi fytyrën e tij jodemokratike. Pamë se si duket qeveria e cila bie, qeveri që keqpërdorë vetëm që t’i mbajë privilegjet që ajo ofron. Këtë keqpërdorim masiv të resurseve shtetërore për qëllime partiake deri tani nuk është parë ndonjëherë. Nga njëra anë, qeveri e cila është në panik, nga ana tjetër populli dhe vullneti i tyre i lirë. Procesi zgjedhor kaloi me një varg pa rregullësish”, thanë nga VMRO-DPMNE.

Nga kjo parti shtojnë se ka pasur çrregullim të procesit zgjedhor dhe të njëjtat, ishin dëshmi për mënyrën me të cilën LSDM është e gatshme ta ruaj qeverinë me çdo çmim edhe pse nuk është vullnet i popullit. Sipas tyre, ditën e djeshme, në heshtjen zgjedhore është evidentuar përhapje e propagandës nga funksionarë partiak të LSDM-së, ryshfet të votuesve dhe thyerje të tjera të kodit zgjedhor.

“Kemi informacione për ryshfet dhe presion në Koçan, Radovish, Novo Sellë, M.Kamenicë, Gjorçe Petrov dhe në pjesë të tjera të Shkupit. është njëftuar se dje një ekip gazetarësh është sulmuar, kurse sot gjatë ditës së zgjedhjeve ekipi gazetarësh ishte penguar të njoftojë në një vendvotim. Sulm ndaj një monitoruesi në Bojanë nga një shoqatë joqeveritare.  Jemi të neveritur nga sjellja jodemokratike e qeverisë”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button