Site icon PORTALB

SPB Tetovë: Një grua ka thirrur në telefon qytetarët për të shitur vota

Kuti votimi në RMV, foto nga Portalb.mk / Teuta Buçi

Policia e Tetovës informon për Portalb.mk se sot në ora 16:15, një person 46 vjeçar me inicialet J.I. në SPB Tetovë ka lajmëruar një rast për shitje të votave përmes telefonit nga ana e një femre.

“Një grua e panjohur përmes një numri telefonik që është i njohur për SPB Tetovë, i ka thirrur qytetarët të votojnë dhe më pas të shkojnë në një salon ondulimi në Tetovë, kinse t’iu paguhen sasi të caktuara të parave”, njofton SPB Tetovë.

Ata thanë se po merren masa të zbardhet rasti.

Exit mobile version