Ryshfetin dhe parregullsitë tjera zgjedhore i raportoi Prokuroria në Maqedoninë e Veriut

Parregullsitë zgjedhore që kanë ndodhur sot deri në ora 15:00, Prokuroria i ka raportuar, duke paralajmëruar se do të vazhdojë të ndjekë procesin zgjedhor edhe në vazhdim, transmeton Portalb.mk.

Prokuroria në Shkup ka formuar lëndë për rastin e djeshëm, në bazë të nenit 162 nga Kodi Penal për ryshfet në zgjedhje dhe votim në komunën e Shuto Orizares. Rasti është raportuar nga MPB. Për zbardhjen e rastit, planifikohet që të hetohen telefonat, duke u shfrytëzuar mesazhet si dëshmi.

Në bazë të raportimeve të dy partive politike, Prokuroria ka hapur lëndë për shtypje, ndikim dhe agjitim të personave të ndryshëm ndaj votuesve në Koçan.

Prokuroria ka hapur lëndë edhe për një portal në internet që dyshohet për shpërndarjen e materialeve me elemente ksenofobie, e dënueshme ne bazë të nenit 394 nga Kodi Penal.

Për zgjedhjet në Kërçovë, Prokuroria sqaroi që ka hapur lëndë për rastin kur një votues e ka fotografuar fletëvotimin dhe për rastin tjetër kur është shkatërruar fletëvotimi nga votuesi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button