Dy sulme fizike në Tetovë janë raportuar në polici, shkaku i një keqkuptimi në komunikacion

Policia e Tetovës ka evidentuar dy kallëzime lidhur me mosmarrëveshjet dhe keqkuptime në komunikacion, ndërsa më pas ka pasur sulme fizike dhe përleshje në rrugët e qytetit, transmeton Portalb.mk.

-Me datë 30.10.2021 në ora 16.30 në SPB Tetovë M.K.(28) nga fshati Shipkovicë-Tetovë ka raportuar se të njëjtën ditë rreth orës 16.00 pas një debati të mëparshëm për komunikacion është sulmuar fizikisht nga një person i moshës rreth 30 vjeçare. Më vonë rreth orës 19.20 në SPB-Tetovë BM (24) nga Tetova ka raportuar se të njëjtën ditë rreth orës 17:35 në rrugën Mihajlo Rajçeviq, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme lidhur me veturën e parkuar, është sulmuar fizikisht nga personi MU (34) nga Tetova, informon SPB Tetovë.

Policia tashmë po punon për zbardhjen e rasteve dhe bërjen e parashtresave përkatëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button