Prokuroria: Është dorëzuar padi penale për pengim të zgjedhjeve, kemi pranuar dhe disa denoncime

Komisioni për ndjekje të parregullsive të lidhura me kryerjen e veprave penale nga Kapitulli i gjashtëmbëdhjetë – vepra penale kundër zgjedhjeve dhe votimit nga Kodi Penal dhe veprat e tjera penale të cilat do të kryheshin gjatë organizimit dhe realizimit të zgjedhjeve lokale, e njofton opinionin se në vazhdimësi i ndjek ndodhitë e lidhura me procesin zgjedhor, njofton Portalb.mk.

Prokurori kujdestar publik nga Prokuroria e Shkupit është i pranishëm në selinë e SPB Shkup ku së bashku me Shtabin në kuadër të aksionit operativ Zgjedhje 2021 po ndiqen të gjithë ngjarjet e lidhura me parregullsi për zgjedhjet lokale.

“Prokuroria Themelore Publike Koçan mbrëmë pranoi kallëzim penal kundër dy personave për vepër penale – Pengim të zgjedhjeve dhe votimit nga neni 158 paragrafi 1 dhe vepër penale – Ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit nga neni 162 paragrafi 1 nga Kodi Penal. Prokurori publik menjëherë dha urdhër deri te SPB Koçan që të bëhen verifikime për informatat në denoncim.

Deri te Komisioni, përmes adresës elektronike gjatë ditës së djeshme ka mbërritur një denoncim nga një organizatë joqeveritare, e cila i dedikohet presioneve dhe kërcënimeve të drejtuar drejt vëzhguesve të zgjedhjeve të theksuara përmes komenteve në rrjete sociale. Komisioni po i verifikon informatat.

Gjatë ditëve të kaluara, Komisioni veproi pas informatave për vepra të kryera eventuale penale të lidhura me organizimin dhe realizimin e zgjedhjeve lokale. Janë dhënë detyrime deri te prokuroritë themelore publike për veprim urgjent, gjegjësisht për formim të lëndëve dhe ndërmarrje të të gjithë veprimeve për konfirmim të fakteve relevante nga të cilët varet zbatimi i rregullt i Kodit Penal.

Komisioni për ndjekje të parregullsive eventuale zgjedhore përmes kujdestarive të vendosura të prokurorëve publik në prokuroritë themelore publike vazhdon ta ndjek zbatimin e zgjedhjeve lokale.” thuhet në kumtesë të Prokurorisë.

LEXO: Maqedonia e Veriut voton në rreth të dytë, të gjitha lajmet për procesin, minutë pas minuti

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button