RMV, deklarata e Ali Ahmetit pas votimit në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti paradite votoi për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në vendvotimin 1947 në fshatin Zajaz të Kërçovës, njofton Portalb.mk.

“Procesi shkon shumë mirë, nga të gjitha prononcimet që i kam parë dhe dëgjuar dhe uroj që deri në fund kështu për së mbari si ka nis edhe për së mbari të mbyllen qendrat e votimit. Kjo është kulturë, është eshtë festë familjare dhe shteteërore ku demonstrohen vlera të mirëfillta demokratike. Jemi shtet në prag të fillimit të negocimit me BE-në dhe ky proces zgjedhor sigurisht që ndihmon në vlerat që ndërtojme si shtet. Pas përmbylljes së procesit uroj që të gjitha palët me urtësinë dhe arsyen e fortë të pranojnë rezultatet dhe pastaj të rrekemi punës në përmbushjen e detyrave tona si në dretjim të përmbushjes së detyrimeve që kemi ndaj proceseve europiane poashtu edhe ndaj standardit jetësor të njerëzve. Të kemi më shumë kontribues dhe dialog e kompromis mes palëve sepse është në pyetje një proces i rëndësishëm, kështu që unë do jem njëri nga kontribuesit që do të apeloj të arrihet sepse kjo e arritur është në dobi të të gjithëvë”, ka theksuar kështu kryetari i BDI-së Ahmeti.

LEXO: Maqedonia e Veriut voton në rreth të dytë, të gjitha lajmet për procesin, minutë pas minuti

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button