Site icon PORTALB

Disa të lënduar në një aksident trafiku në afërsi të Kumanovës

MPB

MPB

Gjashtë persona, shofer dhe bashkëudhëtarë janë lënduar në fatkeqësi të komunikacionit që ka ndodhur dje në rrugën rajonale Kumanovë – Shkup, në afërsi të fshatit Ljubodrag në Kumanovë, kumtoi sot MPB-ja, transmeton Portalb.mk.

Fatkeqësia në policinë e kumanovës është paraqitur dje në ora 18:40 minuta. Në fatkeqësinë e komunikacionit kanë marrë pjesë automjeti “audi” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga R.I. (50) nga fshati Mateç dhe automjeti “ford” me targa zvicerane, i drejtuar nga J.A. (65) nga fshati Nikushtak.

Ekipe të SPB Kumanovë kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes.

Exit mobile version