Numri i votuesve të regjistruar në të gjitha zgjedhjet lokale të RMV-së 1996-2021 (Infografik)

Në Maqedoninë e Veriut sot mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve të shtata lokale që nga pavarësimi i Maqedonisë së Veriut. Portalb.mk, ju sjell statistika në lidhje me atë se sa ka qenë numri i votuesve të regjistruar në të gjitha zgjedhjet lokale, përfshirë edhe rrethit të parë të këtyre zgjedhjeve.

Numri i votuesve të regjistruar në të gjitha zgjedhjet lokale në RMV/Portalb.mk, Suad Bajrami
Numri i votuesve të regjistruar në të gjitha zgjedhjet lokale në RMV/Portalb.mk, Suad Bajrami

Sipas asaj që mund të shihet, numri i votuesve në çdo palë të zgjedhjeve lokale ka pasur trend të rritjes, në përjashtim të zgjedhjeve të vitit 2013-të. Që nga pavarësia e RMV-së, zgjedhjet e sotme lokale kanë numër më të madh votuesish, gjegjësisht 1.824.864 votues, ndërkaq më së paku ka pasur në zgjedhjet e para lokale të vitit 1996, gjegjësisht 1.495.288 votues.

Krahasuar me zgjedhjet paraprake të vitit 2017-të, në këto zgjedhje ka 10.220 votues më shumë, ndërkaq krahasuar me zgjedhjet e para lokale të RMV-së të cilat janë mbajtur para 25 vjetëve, sot ka 329.576 votues më shumë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button