Komiteti i Helsinkit: Denonconi lëndim të së votës në ditën e zgjedhjeve

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut i informon qytetarët sot, 31 tetor 2021, zyra e Komitetit do të hjetë e hapur gjatë gjithë ditës, me qëllim që t’u mundësojë qytetarëve të raportojnë lëndim të së drejtës së votës gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, njofton Portalb.

“Komiteti i inkurajon të gjithë qytetarët të cilët mendojnë se e drejta e tyre e votës është lënduar atë ta denoncojnë në zyrën e Komitetit, e cila ndodhet në rr.’Naum Naumovski Borçe’ nr.83 në Shkup ose përmes numrave të telefonit 02 3119 073 dhe 072 278 436. Krahas paraqitjes personale dhe telefonike, është e mundësuar edhe raportimi përmes e-postës [email protected]. Raportimet përmes e-postës duhet të përmbajnë elaborim të shkurtër për lëndimin e bërë, lokacionin (njësia zgjedhore dhe numri i vendvotimit) dhe koha e ndodhjes së lëmndimit të së drejtës së votimit”, njoftojnë nga Komiteti i Helsinkit.

Qytetarët do të mund t’i dorëzojnë denoncimet duke i theksuar të dhënat e tyre personale dhe në mënyrë anonime.

“Të gjithë denoncimet deri te Komiteti do të hetohen në mënyrë plotësuese me qëllim që të verifikohet besueshmëria e tyre. Fshehtësia dhe moslëndimi i të dhënave personale janë të garantuara nga ana e Komitetit të Helsinkit dhe ato nuk do të publikohen pa leje paraprake nga ana e qytetarët që e kanë paraqitur lëndimin”, thonë nga Komiteti i Helsinkit.

LEXO: Maqedonia voton, mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale 2021

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button