Site icon PORTALB

Koridor Jam – ekspozitë, muzikë dhe shoqërim sonte në Tetovë

Koridot Jam - ekspozitë në Tetovë,Foto: Social Cultural Space Tetova

Në organizim të Social Cultural Space Tetova sonte me fillim nga ora 18 do të hapet ekspozita “Koridori Jam” ku do të ekspozohen murale nga artistë lokal, njofton Portalb.
“Muajin e kaluar artistë lokal kanë kontribuar me talentin e tyre për të modeluar Hapësirën pas renovimit. Të shtunën do të kemi ekspozitë të hapur, ku përveç muraleve do të ekspozohen edhe vepra tjera nga këta artistë, si dhe do të kemi muzikë e shoqërim. Hajdeni! Punime nga: @esiem, @_freever, @spun, @ard, @aidofska, @ivov_art, @b.nittni, @lx_akm”, njoftojnë nga Social Cultural Space Tetova.
Ndërsa, me fillim nga ora 19, programi kulturopr do të jetë i përmbushur edhe me muzikë të përzgjedhur nga DJing: KUTA.
Exit mobile version