Site icon PORTALB

RMV, u regjistruan 417 raste të reja dhe 10 vdekje me Kovid-19, të gjithë në spital

Klinika Infektive, korona virus KOVID019 COVID

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit nga 2964 testime, janë regjistruar 417 raste të reja me COVID-19, ndërsa 329 të tjerë janë shëruar. Nga 10 persona që kanë ndërruar jetë, 9 janë në 24 orët e fundit. Nga fillimi i pandemisë numri i të infektuarve ka arritur në  201.708 raste, të shëruarve 188.024, të vdekurve 7.108, ndërkaq për momentin ka 6.576 raste aktive, njofton Portalb.mk.

Rastet e reja:

Pacientët e shëruar:

Në Shkup ndërruan jetë dy persona (60 dhe 64v), dy nga Koçani (45 dhe 64v) dhe një nga Kumanova (75v), Tetova (79v), Shtipi (66v), Manastiri (82v) dhe Kriva Pallanka (38v). Ministria sqaroi që u regjistrua sot edhe një i vdekur 84 vjeçar që kishte ndërruar jetë më 24 tetor.

Nga fillimi i pandemisë janë realizuar 1 378 530 teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version