MSH: Certifikatat për vaksinim janë të vlefshme dhe nuk janë tërhequr nga përdorimi

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë ditës së djeshme, qytetarët që kanë gjeneruar certifikatë BE për vaksinimin nëpërmjet vakcinacija.mk, duhet që nëpërmjet ueb-portalit të gjenerojnë të ri. Bëhet fjalë për protokoll sigurie për parandalimin e certifikatave me emër dhe të dhëna të rrejshme, njofton Portalb.mk.

“Të gjitha vendet që e kanë zbatuar EUDCC janë përballur me sulme të vazhdueshme të sistemeve të tyre nga palët e treta. Në mesin e tyre është edhe Maqedonia e Veriut. Si pjesë e këtij sulmi të sistemit, më 28.10.2021, palët e treta kanë arritur që të gjenerojnë katër certifikata të rrejshme, me emra dhe të dhëna të rrejshme, a në certifikatë ka shkruar se të njëjtit kanë pranuar vaksinë në RMV”, thonë nga MSH.

Ata informojnë se të dhënat e qytetarëve të RMV-së janë të sigurta.

“Në certifikatat e rrejshme nuk janë shkruar emrat dhe të dhënat e qytetarëve të RMV-së. Të dhënat personale të qytetarëve janë tanë janë të sigurta dhe siguria e tyre nuk është shkelur, a njëkohësisht, siguria e sistemeve është rritur dhe aktivisht ndiqet dhe përmirësohet, që kontribuon që në të ardhmen të shmangen rastet e tilla”, thonë nga MSH.

Ministria sqaron se ekipet e tyre janë në komunikim të vazhdueshme ekipet për siguri kibernetike që e mbështesin infrastrukturën e EUDCC, të angazhuar nga Komisioni Evropian. Me qëllim të shfuqizimit të certifikatave të reja, shtojnë ata, është rritur mbrojtja, certifikatat BE të qytetarëve të RMV-së prej fillimit janë gjeneruar.

“Çdo qytetar mundet, në mënyrë shumë të thjeshtë, për më pak se një minutë, ta marr certifikatën e tij personale nëpërmjet qasjes në vacinacija.mk”, thonë nga MSH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button