Site icon PORTALB

“Bajgora” në Mitrovicë do të prodhojë energji elektrike përmes turbinave të erës

Turbina ere, foto: Pexels.com

Iliustrim

Kosova do të prodhojë energji elektrike prej 102.6 MW në Bajgorë të Mitrovicës përmes turbinave të erës, transmeton Portalb.mk.

“Notus Energji” është kompania gjermane që ka realizuar punimet në këtë park të prodhimit të energjisë elektrike, ku janë të vendosur tashmë 27 turbina.

Ky park prodhues ka marrë mbështetje financiare prej 58 milionë euro nga Banka Evropian për rindërtim dhe zhvillim, ndërsa vlera e përgjithshme është 189 milionë euro. Investitori i saj është kompania SoWi nga Kosova, Gjermania dhe Izraeli.

Në Kosovë gjithashtu janë edhe turbinat e erës në “Kitkë” dhe “Budakovë”.

Exit mobile version