Site icon PORTALB

Në veturën e tij u gjetën shtatë emigrantë, policia e Maqedonisë së Veriut arrestoi 50 vjeçarin

Orë policore, MPB, Policia, virusi korona

Foto arkiv nga Portalb.mk

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar një 50 vjeçar nga Kumanova pasi në veturën  e tij janë kapur shtatë migrantë nga Kuba, duke paralajmëruar edhe padi për shoferin, transmeton Portalb.mk.

“Në pikën pagesore në Demir Paki, punonjësit policor nga Stacioni policor për vëzhgim kufitar “Mihjallovo” e kanë arrestuar 50 vjeçarin F.A. nga Kumanova”, njoftojnë nga Policia.

Shtatë të arrestuarit që gjendeshin në veturën “Volkswagen Touran” me tabela të Kumanovës, janë dërguar në Qendrën pranuese-tranzit në Gjevgjeli për të ndjekur procedurat e mëtutjeshme.

Exit mobile version