PSG mendon të zëvendësojë Mbappe me një tjetër yll

Në pritje për të mësuar se cila do të jetë e ardhmja e Kylian Mbappe, nëse sulmuesi francez do të rinovojë apo do të largohet me parametër zero me destinacion të ri Realin e Madridit, drejtuesit e PSG dhe më konkretisht drejtori sportive Leonardo kanë nisur që tani nga puna për të gjetur pasuesin e mundshëm të Mbappe, raporton SS.

Një nga dëshirat e mëdha të drejtuesve të PSG është ylli egjiptian i Liverpool Mohamed Salah i cili është ende larg rinovimit të kontratës me klubin nga Anfield Road, pavarsisht ofertave të shumta që ka marrë nga The Reds.

Salah kërkon një pagë faraonike dhe për kushte më të mira në aspektin financiar mund të vendosë edhe të largohet nga Liverpooli për t’iu bashkuar projektit të sheikëve nga Katari te PSG. Aktualisht në transfermarkt kartoni i Mo Salah vlerësohet 100 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button