Padi për 48 vjeçarin që tentoi të kalojë kufirin e Maqedonisë së Veriut me test PCR të falsifikuar

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paraqitur padi penale ndaj 48 vjeçarit nga Velesi për shkak dyshimeve për falsifikim të testit PCR, transmeton Portalb.mk.

“Policia ka paraqitur kallëzim penal ndaj 48 vjeçarit S.J. nga Velesi, për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale falsifikim të dokumenteve”, sqarojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut, për qytetarin i cili kishte tentuar të kalojë kufirin në Tabanoc.

Raportohet që ai gjatë kalimit kufitar, kishte shfaqur një test në telefonin e tij. Pikërisht në atë telefon policia kishte gjetur edhe teste tjera PCR, të shpejta dhe certifikata të vaksinimit me emra të ndryshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button