Site icon PORTALB

RMV, statistika e të sëmurëve me korona: rastet rriten, 15 të tjerë të vdekur

Koronavirusi, foto: Prasesh Shiwakoti (Lomash)-Unsplash

Foto ilustrim, foto: Prasesh Shiwakoti (Lomash)-Unsplash

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit nga 3.210 testime, janë regjistruar 444 raste të reja me COVID-19. 225 të tjerë janë shëruar. Nga 15 persona që kanë ndërruar jetë, 8 janë në 24 orët e fundit. Nga fillimi i pandemisë numri i të infektuarve ka arritur në  200.856 raste, të shëruarve 187.374, të vdekurve 7.087, ndërkaq për momentin ka 6.395 raste aktive, njofton Portalb.mk.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 8 persona të vdekur: 2 persona të vdekur nga Shkupi (56 dhe 46) dhe një i vdekur nga Kavadari (74), Kumanova (88), Koçani (84), Strumica (73), Prilepi (71) dhe Tetova (69). Të gjithë personat e raportuar kanë ndërruar jetë në spital.

Po ashtu, sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë KOVID-19 nga “Termini Im”, janë raportuar 7 persona të vdekur me datë vdekje nga data 03.09.2021 deri më 24.10.2021. Janë regjistruar 2 persona të vdekur nga Strumica dhe një i vdekur nga Shkupi, Shtipi, Koçani, Tetova dhe Radovishi të moshës 49 deri në 78 vjeç, prej të cilëve 5 kanë ndërruar jetë në spital dhe 3 në shtëpi.

Rastet e reja:

Pacientët e shëruar:

Rastet aktive:

Deri më tani janë realizuar 1.372.834  testime për Kovid-19.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version