Site icon PORTALB

Italia nuk pranon më turistë nga vendi, por vetëm punëtorë, kurse Danimarka i hapi dyert

Korona, virus, udhetar, aeroport

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Danimarka i lehtësoi kovid-masat për shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me vendimin e fundit të autoriteteve daneze, shtetasit tanë do të mund të hyjnë në Danimarkë pa kufizime apo arsye valide, por është e nevojshme të paraqesin: certifikatë digjitale të vlefshme të BE-së e cila përfshinë vërtetim për vaksinim (të miratuar nga EMA) / certifikatë të rikuperimit (jo më të vjetër se 12 muaj) ose test negativ PCR, njoftoi Qeveria, përcjell Portalb.mk.

Ndërkaq, me vendimin e fundit të autoriteteve italiane, Republika e Maqedonisë së Veriut nga lista D zhvendoset në listën E, me çka nuk lejohet udhëtim turistik për shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Italisë.

Me këtë rast, shtetasve tanë u lejohet hyrje ekskluzivisht për:

Kthimi ose hyrja në Itali lejohet për ata shtetas të Maqedonisë së Veriut të cilët e kanë të rregulluar qëndrimin afatgjatë në Itali dhe për anëtarët e familjeve të tyre.

Gjatë hyrjes apo kthimit në Itali nga vendi ynë, është e detyrueshme të paraqiten:

Exit mobile version